Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është duke nisur një proces i ri i shtrenjtimit të sërishëm të rrymës.
Bajrami tha në Kuvend se nuk kishin pritur që Kosova të përbballet me një krizë të re energjetike në verë, ndërsa e pyeti Qeverinë se ku është problemi.
Dje në media u raportua se KESCO, kompania e faturimit, ka bërë kërkesë për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. Po fillon edhe një proces tjetër, edhe një cikël tjetër i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike”, tha ajo.
“Ne ka disa muaj që e kemi ngritur çështjen që në vjeshtë ndoshta do të përballemi me një krizë energjetike, por t’ju themi të drejtën as ne nuk e kemi pritur që pikërisht tani, në korrik, të përballemi me një gjë të tillë”, theksoi Bajrami.
Ajo i kërkoi kryeministrit që t’i garantojë qytetarët se nuk do të ketë sërish shtrenjtim të rrymës.
“Edhe një ngritje tjetër në faturat e energjisë elekrike do t’i gjunjëzonte qytetarët dhe bizneset”, tha Bajrami.