Fjalë Kyçe

Bajrami: Thaçi i çonte proceset në votim veç kur i konvenonte

Bajrami: Thaçi i çonte proceset në votim veç kur i konvenonte

Hartuesi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami i cili është edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka hedhur akuza ndaj ish-shefit të tij, Hashim Thaçit me të cilin thotë se jo rrallëherë ka pasur diskutime ku nuk janë pajtuar.

Ai në emisionin “CONTEXT” me Leart Hoxhën ka folur rreth idesë së zgjedhjes së presidentit me votën e popullit, të cilën tha se e kishte parashtruar vite më parë edhe te ish-presidenti, tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova i cili njëherësh ka qenë i vetmi që e ka përkrahur.

Bajrami për herë të parë në një emision ka treguar që idenë e njëjtë ia kishte prezantuar edhe Thaçit, por ky i fundit nuk e kishte marrë parasysh, pasi siç u shpreh Bajrami, ai i çonte proceset në votim vetëm kur i konvenonte.

“As z.Thaçi nuk ka qenë i qartë (në votimin e proceseve), kur i ka konvenuar ka kërkuar përmes parlamentit, kur nuk i ka konvenuar ka kërkuar nga populli,”– është shprehur Bajrami.
Për më shumë shikoni videon më poshtë: