Fjalë Kyçe

Bale është i papërmirësueshëm, u largua nga “Santiago Bernabeu” në minutën e 82-të!

Bale është i papërmirësueshëm, u largua nga “Santiago Bernabeu” në minutën e 82-të!

0.01% e mbajti Gareth Balen në Madrid, por sezonin e ardhshëm s’do ta ndalë më asgjë. Ai i ka ditët e numëruara…

30-vjeçari, Gareth Bale, vazhdon të jetë problemi numër një te Real Madridi.

Përveç se nuk po jep shumë në fushë tash e dy vite, kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi, duke mos arritur të udhëheqë skuadrën – Bale është bërë problem për Los Blancos edhe jashtë fushe.

“Futbollist jo profesionist”, kështu e quan “El Chiringuito” veprimin e uellsianit, pak ditë pasi vizitoi Londrën.

Mbrëmë, në ndeshjen që Real Madridi e fitoi 5-0 kundër Leganes, Gareth u largua nga “Santiago Bernabeu” në minutën e 82-të, duke humbur golin e fundit, që e realizoi Luka Jovic.

“Është mungesë respekti, në vend se të zbresë dhe t’i përgëzojë shokët, ai largohet shumë më herët nga stadiumi”, tha Josep Pedrerol, drejtuesi i “El Chiringuito de Jugones”, të cilët filmuan uellsianin duke lërë më herët stadiumin.

Sipas “El Chiringuito”, Bale mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit në Madrid pasi drejtuesit e klubit janë ngopur me mos profesionalizmin e 30-vjeçarit.

Kështu, Zinedine Zidanit, që në korrik të vitit që po lëmë pas tha “më mirë për të dy palët është që Bale të largohet nga nesër”, do t’i plotësohet dëshira në fund të sezonit dhe më pas, do të jetë i lirë të blejë një lojtar sulmues që sipas gjitha mediave spanjolle, do të jetë Kylian Mbappe, ai që mund të bëjë treshen sulmuese te Reali (Hazard, Benzema dhe Mbappe) sezonin 2020/21.

https://twitter.com/i/status/1189702673555185664