Fjalë Kyçe

Bale-Neymar, po ndodh shkëmbimi i bujshëm

Bale-Neymar, po ndodh shkëmbimi i bujshëm

Neymar është gjithmonë e më pranë lamtumirës me kampionët  Francës, Paris Saint-Germain.

Referuar raportimeve më të fundit nga “The Indipendent”, Real Madrid ka futur sërish në objektiv brazilianin, duke ideuar edhe një ofertë tunduese për francezët, që po përballen me pakënaqësitë e vazhdueshme të Neymar.

Sipas të njëjtit burim, drejtuesit e Los Blancos kanë menduar të propozojnë një shkëmbim me PSG, duke ofruar Gareth Bale për brazilianin Neymar.

Sikurse u konfirmua edhe nga fjalët e trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane, tashmë uellsiani është nxjerrë në shitje, ndërkohë që Barcelona është tërhequr nga gara për rikthimin e Neymar.

Një situatë që mund të favorizojë Los Blancos.