Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar pas arrestimit që hetuesit e Speciales i kanë bërë ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.
Përmes një postimi në Facebook, Balje ka shkruar se Jakup Krasniqi është vet liria, teksa ka kërkuar falje që ka votuar formimin e Speciales.
Postimi i plotë:
Baca Jakup është vet LIRIA !
Jam thellësisht e tmerruar me format e veprimit të sotëm ndaj Baces Jakup dhe familjes së tij!
Kërkoj falje publike që atëherë e votova këtë ” gjykatë speciale”!
Më vjen shumë keq, sinqerisht që votuam atë botë!