Fjalë Kyçe

Ballkani arrin marrëveshje me super-lojtarë

Ballkani arrin marrëveshje me super-lojtarë

Dy futbollistët mesfushorë, Visar Sahiti dhe Tarik Cmajcanin, janë dy përforcime të rëndësishme për Ballkanin në këtë tregun dimërore.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes me këta dy lojtarë deri në përfundim të sezonit.

Visar Sahiti, është mesfushor, por mund të luajë edhe në repartin sulmues. Visari më parë ka qenë pjese e KEK-ut, ndërsa se fundi ishte pjese e FC Vushtrrisë.

Ndërsa Tarik Cmajcanin është shtetas boshnjak, është 24-vjeçar dhe luan gjithashtu në repartin e ndërmjetëm, transmeton SS.

Tarik Cmajcanin më pare ka luajtur në Serbi, Armeni, Singapor dhe sezonin e kaluar në Shqipëri me Teutën e Durrësit.