Fjalë Kyçe

Ballkani avancon ndaj Prishtinës në finale të Kupës

Ballkani avancon ndaj Prishtinës në finale të Kupës

Ballkani ka kaluar në epërsi në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Therandasit e shënuan golin e epërsisë ndaj Prishtinës me anë të sulmuesit Walid Hamidi, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Hamidi e mori një top të mirë nga Edvin Kuç për të shënuar në minutën e 21-të.

Ekipi nga Suhareka po e kërkon trofeun e parë të Kupës së Kosovës në histori të tij, kurse prishtinasit të nëntin, i cili njëherësh do t’ua siguronte edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.