Fjalë Kyçe

Ballkani dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Llapi janë ndër skuadrat pretendente për pjesën e epërme të tabelës në BKT Superligë.

Por në këto katër xhirot e para, forma e njërës dhe tjetrës skuadër dallon shumë.

Ballkani ka marrë dy fitore e dy barazime ku zë vendin e dytë në renditje, derisa Llapi ende nuk e ka shijuar fitoren pasi ka barazuar në dy ndeshje dhe ka pësuar dy disfata.

Të dyja skuadrat kërkojnë pikët e plota sot dhe kjo bën që të pritet një ndeshje shumë e zjarrtë në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Tanimë dy trajnerët, Bekim Isufi i vendasve dhe Tahir Batatina i mysafirëve kanë publikuar formacionet startuese.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Thaqi, Potoku, Hoxha, Astrit Thaqi, Gashi, Krasniqi, Korenica, Kuç, Baftiu, Zeka.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shabani, Peposhi, Silva Neto.