Fjalë Kyçe

Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani është skuadra e radhës që ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Suharekasit edhe pse me shumë mund, kanë arritur ta eliminojnë nga garat e Kupës rivalin rajonal Malishevën.

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, ku në fund vendosi vetëm një gol në minutat e fundit për ta përcaktuar fituesin e që ishte Ballkani 1-0.

Pjesa e parë kishte disa raste shënimi nga dyja ekipet, por pa arritur të tundet rrjeta duke përfunduar 0-0.

Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja shtoi trysninë ndaj mysafirëve në pjesën e dytë, derisa gjetën golin 10 minuta para fundit, shkruan telegrafi.

Ishte sulmuesi llapjan, Albion Rrahmani që shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol që doli të jetë i fitores 1-0.

Ballkani në çerekfinale i bashkohet skuadrave si Drita, Gjilani, Ulpiana, Ramiz Sadiku dhe Onix.