Ballkani ka vazhduar me fitore edhe në javën e 28-të të BKT Superligën e Kosovës, pasi ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për mysafirët e shënoi Meriton Korenica në minutën e 80-të.
Ballkani pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me tetë pikë më shumë se Gjilani.