Fjalë Kyçe

Ballkani mposht ekipin nga Superliga e Polonisë

Ballkani mposht ekipin nga Superliga e Polonisë

Ballkani ka mposhtur skuadrën nga Superliga e Polonisë në ndeshje miqësore me rezultat 1:2.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, i kanë realizuar dy mbrojtësi Armend Thaqi dhe Arbër Prekazi.

Kjo ndeshje u zhvillua në Turqi, atje ku skuadra suharekase po zhvillon fazën përgatitore, shkruan Express.

Kjo është fitore shumë e rëndësishme për Ballkanin, pasi mposhtën një ekip që ka vlerë shumë më të madhe në treg.

Jagellonia në Transfermarkt kap vlerën 14,78 milionë euro ndërsa Ballkani 3,98 milionë euro.