Fjalë Kyçe

Ballkani triumfon në derbi, Prishtina ndalet 

Ballkani triumfon në derbi, Prishtina ndalet 

Kanë përfunduar tri takimet e sotme të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Ballkani nuk ka ‘frena’, derisa regjistron fitoren e nëntë sezonale pasi që në udhëtim e mposht skuadrën e Feronikelit me rezultat të pastër 2-0.

Blendi Baftiu ishte autor i dy golave në këtë përballje, duke i mbajtur ‘portokallinjtë’ në kreun e tabelës si dhe vetën në krye të golashënuesve më të mirë.

Prishtina dëshpëroi edhe njëherë tjetër, pasi që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te Dukagjini.

Në ndeshjen tjetër Trepça ’89 triumfoi ndaj Vushtrrisë me rezultat minial 1-0, me golin e vetëm të cilin e realizoi Arb Manaj në këtë takim.