Fjalë Kyçe

Balotelli drejt Superligës së Brazilit?

Balotelli drejt Superligës së Brazilit?

Ylli italian i futbollit, Mario Balotelli, duket se mund ta vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Brazilit.

Emri i Balotellit është ai që prinë në listën e dëshirave të skuadrës së Flamengo, raporton ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

Fernando Llorente mësohet të ketë qenë dëshira primare e brazilianëve, por pas dështimit për arritjen e marrëveshjes, ata janë kthyer kah ‘Super Mario’.

Di Marzio në anën tjetër raporton se Balotelli ka dhënë dritën e gjelbër për nisjen e negociatave, dhe shumë lehtë mund të pajtohet për transferimin.

Kjo do të ishte hera e parë që Mario teston vetën e tij në futboll, jashtë kufijve të Evropës.

Mbetet të shihet nëse deri në fund të merkatos do të finalizohet ndonjë marrëveshje që dërgon italianin në Brazil.