Sulmuesi italian Mario Balotelli duket se gjatë këtij dimri, do të largohet nga Nice, por jo edhe nga Franca.
Balotelli i njohur me nofkën “Rebeli”, sipas medieve franceze, kërkohet nga Marseille, një tjetër klub i madh i Ligue 1.
Ish-lojtari i Interit, Manchester Cityt e Milanit, është i lidhur me rikthimin në Seria A, ku kërkohet nga Fiorentina e Napoli, por duket se lojtari preferon vazhdimin e karrierës në Francë.
Krerët e Marsielle-s mësohet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për ta shikuar mundësinë e transferimit te Balotellit.