Fjalë Kyçe

Bandat nga Ballkani dhe Lindja e Mesme e kthejnë Suedinë nga vendi më i qetë në vendin me krim më të lartë

Bandat nga Ballkani dhe Lindja e Mesme e kthejnë Suedinë nga vendi më i qetë në vendin me krim më të lartë

Bandat mafioze të imigrantëve po terrorizojnë rrugët e Suedisë me një seri shpërthim bombash dhe vrasjesh, duke detyruar shefat e policisë në një nga vendet më liberale të Evropës të pranojnë se po humbin kontrollin e rendit dhe ligjit.

Vetëm pesë vjet pasi vendi priti refugjatët me krahë hapur, klanet kriminale nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Ballkani kanë ndikuar në rritjen e shkallës së krimit në qytetet e tyre dikur paqësore, thotë policia. Kështu janë regjistruar 257 shpërthime dhe më shumë se 300 të shtëna vitin e kaluar.

Në një incident të jashtëzakonshëm në gusht, familja më famëkeqe e krimit të Gothenburgut, banda Ali Khan, ngriti postblloqe rrugësh në verilindje të qytetit, duke ndezur reflektorë në makina për të kërkuar anëtarët e një bande rivale.

Policia theu postblloqet dhe bëri 20 arrestime. Por në një lëvizje që u pa si simbolike bazuar në ligjet e buta të Suedisë, të dyshuarit u lanë të lirë sepse prokurorët vendosën se nuk kishite pasur  shkelje të ligjit.

Në një intervistë ekskluzive, Erik Nord, shefi i policisë së Gothenburgut, i tha MailOnline: ‘Këto klane kriminale kanë një kulturë krejtësisht të ndryshme që i bën ato shumë të vështira për t’u trajtuar me metodat normale të policisë.

‘Ne kemi nevojë për më shumë polici dhe gjykatat dhe burgjet tona duhet të forcohen për t’u marrë me këtë situatë urgjentisht. Përndryshe ne do të kthehemi në një parajsë gangsterësh.

Kryeministri i vendit, Stefan Löfven, vazhdimisht ka refuzuar të pranojë se migrantët qëndrojnë prapa dhunës në rritje. Por ndërsa situata del jashtë kontrollit, oficerët e policisë po thyejnë heshtjen e tyre.

“Dy vjet më parë, nëse njerëzit e lidhnin emigracionin me krimin siç jam unë tani, ata do të akuzoheshin si racist,” tha Z. Nord. ‘Por paradigma po zhvendoset.’

Muajin e kaluar, nënkryetari i policisë së vendit, Mats Löftving, identifikoi 40 klane mafioze që kishin ardhur në Suedi ‘vetëm për qëllimin e organizimit dhe sistemimit të krimit’.

Rrjeti Ali Khan, i përshkruar nga oficerët e policisë suedeze dhe media si një nga bandat më të frikshme dhe të dhunshme të vendit, është tipike për rrethet mafioze në të gjithë vendin. Pjesë e një klani më të madh që përbëhet nga shtatë familje të lidhura, ajo ka degë në Danimarkë, Gjermani dhe Liban. Ali Khanët shihen si zbatues të klanit.

Hashem Ali Khan, 63 vjeç, besohet të jetë kryefamiljari. Ai mbërriti në Suedi me një plumb në shpinë në 1984 si refugjat nga lufta civile e Libanit dhe u vendos në një lagje të qetë periferike në Angered, në verilindje të Gothenburgut, në atë që do të bëhej zemra e territorit të familjes së tij.

Pesë nga shtatë fëmijët e tij dhe tri nga nuset e tyre janë dënuar për vepra penale, duke përfshirë vrasje, krime droge, kërcënim të policisë, sulm të rëndë dhe pengim të drejtësisë. Nëntë nga 34 nipërit dhe mbesat e hoxhës janë shpallur gjithashtu fajtorë për krime.

Ali Khanët në Gothenburg janë vetëm maja e ajsbergut. Përveç 40 klaneve ka qindra banda më të vogla, dhe konfliktet midis rivalëve janë të vazhdueshme. Tani ka 10 herë më shumë vrasje sesa ka në Gjermani.

Këtë verë, një vajzë 12-vjeçare u qëllua për vdekje nga një plumb çorr afër Stokholmit, ndërsa në Gothenburg një mësues u rrëmbye dhe u rrah pasi ai raportoi dy burra të armatosur jashtë shkollës së tij. Një djalë tetë vjeçar britanik u vra në një sulm me granatë në të njëjtin qytet ndërsa vizitonte familjen më 2016.

Studentët e huaj kur vijnë në lagje të tilla nuk dëgjojnë të flitet suedisht dhe duket sikur nuk je në Suedi. Edhe klanet tradicionale të krimit si Engjëjt e Ferrit, të cilët kontrollonin krimin e organizuar në vend për dekada, janë duke u trembur.

Suedia, e parë prej kohësh si vendi më i hapur në botë, filloi të hapë dyert e saj për azilkërkuesit në vitet ’80-të, derisa pranoi kuotën më të lartë në Evropë gjatë valës së migracionit të v. 2015.

‘Sistemi ynë bujar i mirëqenies i ngritur mbi bazën e mirëbesimit po shfrytëzohen nga rrjetet kriminale. Gjysma e përfitimit të aftësisë së kufizuar që paguajmë merret me mashtrim nga bandat. Ndonjëherë ata divorcohen në mënyrë që Qeveria t’u japë atyre një apartament tjetër, pastaj të kthehen me ish-gratë e tyre dhe ta japin me qira.

“Kur sistemi klanor nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Ballkani u transferua në Suedi, me nivelin tonë të lartë të besimit shoqëror, ai  u shndërrua në krim të organizuar’.

Inspektori Ulf Böstrom, kreu i njësisë së integrimit të Gothenburgut, i cili ka qenë një oficer policie për 42 vjet, i tha MailOnline se tërheqja e patrullave të policisë së komunitetit në vitet tetëdhjetë krijoi një vakum që u mbush me banda migrante.

“Kur macja është zhdukur, minjtë kërcejnë në tryezë”, tha ai. ‘Në Suedi, macja është zhdukur për 30 vjet. Pa asnjë polic shtesë, nuk kishte asnjë mënyrë për të treguar kufijtë tanë ligjorë për të sapoardhurit.

‘Klanet kanë një kod heshtjeje. Ata nuk u besojnë autoriteteve të Suedisë dhe nuk duan të flasin me ne. Ne kemi 184 kombësi vetëm në Gothenburg. Klanet i shohin suedezët e bardhë si thjesht një klan tjetër që ndodh të kontrollojë institucionet e vendit.

‘Ne kishim një plan për integrim që padyshim dështoi. Rregullimi i tij do të jetë shumë i vështirë. Një brez i të rinjve ka lindur në familje kriminale në tokën suedeze dhe ata e shohin veten si të paprekshëm’