Fjalë Kyçe

Banorët e Durrësit nxjerrin në shitje shtëpit dhe lokalet e dëmtuara pas tërmetit

Banorët e Durrësit nxjerrin në shitje shtëpit dhe lokalet e dëmtuara pas tërmetit

Banorët e qytetit të Durrësit kanë nisur duke nxjerrë në shitje shtëpitë apo lokalet e tyre, pas tërmetit vdekjeprurës që lëkundi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Në fotot e siguruara nga gazeta Shqip vihet re njoftimi që një banor ka vënë te lokali i tij, i cili ndodhet në një pallat të dëmtuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.

“OKAZION!!! Shitet lokali, 300 m2 me hipotekë”, thuhet në njoftimin ku personi që e ka nxjerrë në shitje lokalin ka lënë edhe numrin e telefonit.

Durrësi është një nga zonat më të prekura nga tërmeti, ku kanë mbetur shumë persona të vdekur e qindra të lënduar. Gjithashtu ka ende persona që ndodhen nën rrënoja, ku forcat e shpëtim kërkimit po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e tyre nga aty.