Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit, banorët e fshatit Shajkoc të Podujevës, kanë vendosur që t’i dalin në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Më iniciativë të profesorit Patriot Rudari, banorët e këtij fshati kanë vendosur në rrethojat e xhamisë gjëra ushqimore për familjet që vërtetë kanë nevojë.
“Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit”, ka shkruar ndër të tjera Rudari në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Rudarit pa ndërhyrje:
Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit.
Kështu, ne do të vëmë qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë së fshatit Shajkoc, qese këto në të cilat do të ketë artikuj të ndryshëm ushqimor që do t’i marrin familjarët e fshatrarve të tjera që vërtet kanë nevojë.
Këtë punë humanitare po e bëjmë bashkë me familjet e fshatit tonë-Shajkoc.