Fjalë Kyçe

Banorët e Stançiqit ankohen për mungesë të rrugës

Banorët e Stançiqit ankohen për mungesë të rrugës

Nëpër këtë rrugë me këtë gjendje u duhet të kalojnë banorëve dhe vizitorëve të fshatit Stançiq të Komunës së Gjilanit.

Rruga që lidh këtë fshat me fshatrat e tjera përreth, sipas banorëve, ka mbetur e tillë që nga paslufta.

Derisa thonë se të shpeshta janë aksidentet këtu, ata ankohen se në këtë kohë pandemie është e pamundur edhe intervenimi i shpejtë për raste emergjente.

E fshati që dikur numëronte më shumë se 400 banorë mund të mbetet edhe me më pak banorë sesa ka aktualisht, shkaku i problemeve të tilla.

Thonë se Komuna nuk po angazhohet sa duhet për të përmirësuar gjendjen në të cilën ata kanë mbetur.

Probleme u kanë dalë edhe fermerëve të zonës, të cilëve telashet u janë shtuar edhe më shumë ditëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut.

Për ankesat e banorëve, televizioni gjatë ditës nuk ka arritur të marrë përgjigje nga zyrtarët e Komunës së Gjilanit.