Benfica dhe Ajax kanë barazuar me rezultat 2-2 në Estadio de Luiz në Lisbonë. Tadic (18) dhe Sebastian Haller (29) shënuan për Ajaxin kurse Haller shënoi edhe një autogol kurse golin e barazimit për Benfican e shënoi Yaremchuk (72) për Benfican.
Fituesi Benfica – Ajax do të vendoset në Amsterdam Arena pas tri jave, pasi që këto dy skuadra barazuan sonte në Lisbonë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Ajaxi me anë të Dusan Tadic në minutën e 18-të pasi që mori një top të mirë Noussair Mazraoui.
Pas kësaj në spikamë do të vihej Sebastian Haller i Ajaxit pasi që do të shënonte dy gola brenda tre minutave.
Fillimisht Haller do të shënonte autogol në minutën 26-të ku edhe u barazua rezultati.
Megjithatë, ai shpejt do ta korrektonte gabimin e tij dhe do të shënonte golin e epërsisë për Ajaxin në minutën e 29-të.
Ajaxi ka mundur lehtë të shënonte golin e tretë po që se do të reagonte më mirë Edson Alvarez në minutën e 44-të dhe mos të godiste jashtë, shkruan express.
Rasti i parë në pjesën e dytë do të vinte në minutën e 61-të ku Benfica rrezikoi me Darwin Nunez. Dy minuta më vonë Ajax do të rrezikonte prapë me anë të Noussair Mazraoui.
Benfica u ankua në VAR pasi që ata thanë se ishte shkaktuar penallti por ashtu nuk mendoi gjyqtari.
Megjithatë, Roman Yaremchuk do të shënonte gol në minutën e 72-të ku shënoi një gol të bukur me kokë.
Benfica shënoi një gol në minutën e 74-të me anë të Slavko Vincic por ai u anulua për pozitë jashtëloje.
Në fund, ndeshje përfundoi me rezultat 2-2.
Çerekfinalisti nga kjo ndeshje do të zbulohet pas tri jave në Amsterdam Arena të Ajaxit.