Fjalë Kyçe

Barça “bie” pas 72 ndeshje, ja statistikat negative në sfidën kundër Totenhemit

Barça “bie” pas 72 ndeshje, ja statistikat negative në sfidën kundër Totenhemit

Totenhemi shijoi një nga mbrëmjet më të bukura të historisë së tij evropiane në “Camp Nou” të martën, pasi siguroi biletën e kualifikimit në 1/8-at e Champions-it jashtë çdo parashikimi (barazoi 1- 1 në minutën e 85-të).

Megjithatë, përballë nuk kishim Barcelonën më të fortë, pasi me kualifikimin e hipotekuar që në javën e katërt, Valverde vendosi të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime.

Kjo ishte edhe një nga arsyet përse “Los Cules” humbën garën e zotërimit të topit, duke zbritur nën 50 për qind (48%).

Kjo ndodhte për herë të parë në një ndeshje të grupit të Ligës së  Kampioneve prej vitit 2006 (kundër Verderit 42%) dhe prej atëherë kishin kaluar 72 ndeshje.