Fjalë Kyçe

“Barça mund ta marrë cilindo lojtar të Cityt”

“Barça mund ta marrë cilindo lojtar të Cityt”

Trajneri Pep Guardiola e pranon se Barcelona mund ta marrë njërin prej yjeve të Manchester Cityt

Pep Guardiola e pranon se Barcelona mund ta transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Trajneri spanjoll shprehet se, nëse gjiganti katalunas ia mësyn ndonjërit prej yjeve të “Citizens”, mund t’i bëjë atë për vete.

“Nëse Barcelona shpreh interesim për ndonjërin prej lojtarëve tanë, jam i bindur se mund t’i marrin ata”, theksoi Guardiola për “Mundo Deportivo”.

Përfaqësuesi anglez është bërë objektiv i “Blaugrana” qe një kohë.

Madje, spekulohet se futbollisti ofanziv mund të përfundojë në “Camp Nou” qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sterling kohëve të fundit nuk është i rëndësishëm tek kampioni anglez siç ishte në sezonet e kaluar.