Fjalë Kyçe

Barça pas mesfushorit Weigl

Barça pas mesfushorit Weigl

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin e Borussia Dortmundit, Julian Weigl.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar të hënën se Barça e sheh 21-vjeçarin si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm, transmeton Koha Ditore. Te Barcelona po bëjnë gati ofertën që ta bindin Dortmundin për të liruar mesfushorin në fund të këtij edicioni.

Për kartonin e tij, Barcelona është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro dëmshpërblim, pasi Weigl ka kontratë me Dortmudin deri në vitin 2021.

Weigl këtë edicion ka 16 paraqitje te Dortmundi në të gjitha garat kurse këtij ekipi i është bashkuar në verën e vitit 2015 nga Muenchen 1860 për 2.5 milionë euro.

Weigl gjithashtu ka edhe pesë paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë.