Fjalë Kyçe

Barça tregon se Pedri do të mungojë për dy-tri javë

Barça tregon se Pedri do të mungojë për dy-tri javë

Barcelona ka bërë të ditur përmes Twitterit se Pedri vuan nga disa probleme muskulore në kofshën e majtë dhe do të mungojë për dy deri tre javë.

Paraprakisht, mesfushori i talentuar spanjoll mungoi në tri ndeshje për Barcelonën, duke i humbur sfidat ndaj Granadas, Cadizit dhe Levantes.

Ai u rikthye në ndeshjen ndaj Benficas, ku luajti për 67 minuta për t’u lënduar sërish.