Fjalë Kyçe

Barcelona barazon shifrat me De Jong, mbyllet pjesa e parë

Barcelona barazon shifrat me De Jong, mbyllet pjesa e parë

Barcelona ka arritur të barazojë rezultatin në 1-1 ndaj Real Madridit në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Ndeshja nisi më mirë për mbretërit që ishin më të rrezikshëm dhe më të mirë në posedimin e topit.

Goli erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes, kur Karim Benzema asistoi bukur te Vinicius Junior i cili me shpejtësi futet në zonë, gjuan dhe shënon për 1-0.

Pas pranimit të golit, Barcelona u zgjua, duke filluar të rrezikojë portën e Thibaut Courtois transmeton telegrafi.

Ishte Luuk de Jong që rrezikoi me kokë në minutën e 32-të, por portieri belg ishte në vend.

Në minutën e 41-të, Ousmane Dembele, arriti të bëjë disa lëvizje të bukura, por goditja e tij u ndal nga mbrojtja.