Fjalë Kyçe

Barcelona ‘demolon’ Sociedadin, i afrohet kreut

Barcelona ‘demolon’ Sociedadin, i afrohet kreut

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Real Sociedadit me rezultat të thellë 1 – 6, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga.
Bluagranasit ishin më të mirë në të gjitha aspektet dhe me plotë meritë fituan me këtë rezultat të thellë, shkruan lajmi.net.

Ishte Antoine Griezmann që pas një topi të kthyer zhbllokoi shifrat, duke realizuar ndaj ish skuadrës së tij (37′).

Pas pesë minutave, Lionel Messi asistoi për mrekulli që Sergino Dest, ky i fundit nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar (43′), me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, ishte sërish amerikani që realizoi për të trefishuar shifrat (53′).Pas tre minutave, ylli i katalunasve, Lionel Messi gjithashtu gjeti rrugën drejt goli pas asistimit të Busquets (56′).Golin e pestë e realizoi Ousmane Dembele që mori topin nga distanca dhe dribloi deri në zonën e 16-metërishit, pastaj gjuajti në mënyrë të mrekullueshme në këndin e portës (71′).E tëra që bëri Sociedad ishte goli i nderit i Barrenetxea (77′).

Kur, pritej që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat, në skenë doli sërish argjentinasi, që realizoi gol mjaftë të bukur për të vulosur fitoren (89′).Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 62 pikë, derisa Sociedad zë vendin e katërt me 45 sosh.