Fjalë Kyçe

Barcelona e do këtë lojtar të Real Madridit

Shumë skuadra do të bëjnë ndryshime në formacionet e tyre, por që në këtë mes mund të jetë një befasi e madhe.

Barcelona po tenton ta transferojë Isco Alarconin nga Real Madridi, përcjell lajmi.net.

Skuadra katalonase ka filluar bisedimet me agjentin e spanjollit, ndërsa do i duhet të arrijë edhe një marrëveshje me madrilenët.

Historikisht që të dyja klubet kanë transferuar nga njëra-tjetra, por që në vitet e fundit, raportet e tyre janë më të acaruar.

Dy rivalët e La Liga-së mund të arrijnë një marrëveshje për Iscon, por që duhet paguar shuma mbi 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit.