Barcelona ka rrëmbyer një fitore mes shumë polemikash në ndeshjen e javën e 20-të ndaj Leganes. Skuadra e Valverdes triumfoi 3-1 më një ndeshje që rezultoi e komplikuar.
Blaugranët e nisën pa Lionel Messin, i cili startoi ndeshjen nga stoli. Dembele zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, pasi u shërbye mjaft mirë nga Jordi Alba.
Leganes reagoi në fillimin e pjesës së dytë me Martin Braithëaite, gjithsesi gëzimi i tyre do të zgjaste vetëm pak minuta pasi Suarez kaloi katalanasit në avantazh, edhe pse i rrëmbeu topin portierit në një mënyrë të dyshimtë.
Në minutën e 3-të shtesë, Lionel Messi shënoi dhe golin e tretë me një goditje me të djathtën brenda zonës. Barcelona shkëputet në vendin e parë me 46 pikë, 5 më shumë se Atletico Madrid.