Fjalë Kyçe

Barcelona fiton ndaj Napolit, Rakitic ‘heroi’

Barcelona fiton ndaj Napolit, Rakitic ‘heroi’

Barcelona ka arritur të marrë një fitore në përballjen ndaj Napolit, në miqësoren e parë prej dy në total sa do zhvillohet mes këtyre dy skuadrave.

Katalanasit fituan me rezultat 2:1, ndërkohë fitoren arritën ta siguronin në 45 minutëshin e dytë.

Sergio Busquets (38’) realizoi golin e parë në këtë ndeshje, përcjell lajmi.net.

Por vetëm katër minuta më vonë Samuel Umtiti (42’) shënoi në portën e gabuar dhe kështu rezultati u baraspeshua.

Goli i fitores për ekipin e Valverde u shënua nga Ivan Rakitic (79’), i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

Pas dy ditësh të dyja ekipen do ta kenë mundësinë të luajnë edhe një test miqësor.