Fjalë Kyçe

Barcelona hap stadiumin ‘Johan Cruyff’

Barcelona hap stadiumin ‘Johan Cruyff’

Barcelona hapi zyrtarisht stadiumin e ri ‘Johan Cruyff’, ku do të zhvillohen ndeshjet e Barca B dhe ekipit të femrave, derisa si ndeshje debutuese luajtën ekipi i U19 katalanas kundër Ajax.

Stadiumi i ri prej 6000 vendësh – i vendosur në terrenin e stërvitjes së klubit në periferi të qytetit – është ndërtuar në nder të legjendarit Cruyff, i cili luajti për ‘Blaugranët’ midis viteve 1973 dhe 1978 para se të bëhej trajner midis viteve 1988 dhe 1996.

Cruyff vdiq në vitin 2016 dhe vlerësohet gjerësisht si themel për suksesin e pashembullt që klubi ka gëzuar gjatë 15 viteve të fundit, përcjell lajmi.net.

Lionel Messi, Gerard Pique dhe Sergio Busquets ishin në mesin e yjeve të Barcës që morën pjesë në hapje.

Kapiteni i klubit Messi, së bashku me Busquets, Pique dhe Sergi Roberto, qëndruan në mesin e fushës përpara ndeshjes së së martës pasi djali i Cruyff, Jordi, mori fjalën për të hapur zyrtarisht stadiumin.

Gruaja e Cruyff Danny dhe vajza e tij Susila ishin gjithashtu pjesëmarrëse, pasi klubi i bëri homazhe një prej figurave të tyre legjendare dhe familjes së tij.