Fjalë Kyçe

Barcelona humb yllin për ndeshjen ndaj Lyon

Barcelona humb yllin për ndeshjen ndaj Lyon

Menjëherë pas fitores ndaj Rayo Vallecano, Barcelona ka pranuar një lajm aspak të mirë.
Ernesto Valverde ka mësuar nga stafi mjekësor se Ousmane Dembele nuk do të jetë 100% i gatshëm për ndeshjen ndaj Olympique Lyon.
‘AS’ raporton se Dembele do të jetë jashtë ndeshjes së dytë në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Dembele ka ndjerë një shqetësim pas ndeshjes, dhe do të bëjë disa teste mjekësore për të detektuar problemin.
Kujtojmë se Barca përballet me Lyon në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-ës.