Fjalë Kyçe

Barcelona interesohet për Adnan Januzajn

Barcelona interesohet për Adnan Januzajn

Adnan Januzaj mund ta lërë Real Sociedadin dhe të transferohet te klubi tjetër spanjoll, Barcelona.

TodoFichajes raporton se rinovimi i Adnan Januzajt ka qenë i ndërlikuar ditët e fundit dhe bisedimet pritet të prishen totalisht.

Fillimisht u duk se Januzaj do të rinovonte qëndrimin në San Sebastián por hyrja e një ekipi të tretë ka ndryshuar rrjedhën e negociatave.

Sipas informacioneve që ka TodoFichajes, Barcelona ka mbajtur kontakte me të afërmit e lojtarit për të shqyrtuar transferimin e tij në Barcelonë, përcjell express.

Katalanasit nuk po kalojnë momentin më të mirë ekonomik dhe duhet të përfitojnë nga ky lloj operacioni për të forcuar veten.

Xavi e ka dhënë tashmë dritën jeshile për të filluar negociatat me lojtarin në mënyrë që e ardhmja e tij të mund të zgjidhej në janar.