Fjalë Kyçe

Barcelona interesohet për mbrojtësin e majtë të AZ Alkhmaar

Barcelona interesohet për mbrojtësin e majtë të AZ Alkhmaar

Mbrojtësi i majtë i AZ Alkmaaar, Owen Wijndal ka shpërthyer këtë sezon, për të cilin shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të.

FC Barcelona po e shikon 21-vjeçarin si zëvendësues të Jordi Albas. Blaugranët pritet shpejt të dërgojnë një ofertë zyrtare në ditët e ardhshme për të marrë shërbimet e tij, raporton Goal, transmeton KlanKosova.tv.

Barca para se të tentojë që ta blejë Wijndal duhet të shesë, ku Junior Firpo shihet si lojtari që do të shitet për ta hapur rrugën.

Holandezi Wijndal, këtë sezon ka zhvilluar 34 ndeshje, ku ka kontribuar me gjashtë asistime dhe një gol.