Fjalë Kyçe

Barcelona: Jemi afër marrëveshjes për Neymar

Barcelona: Jemi afër marrëveshjes për Neymar

Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas ka zbuluar se klubi katalanas është afruar edhe më shumë për të arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain për nënshkrimin e Neymar.

Takimi i parë mes Barcelonës dhe PSG ka përfunduar pa një marrëveshje midis dy palëve.

Një delegacion i ‘Blaugranasve’ i përbërë nga Javier Bordas, Oscar Grau, Eric Abidal dhe Andre Cury, udhëtoi në Paris të martën për t’u takuar me drejtorët e PSG dhe për të negociuar rikthimin e brazilianit në Camp Nou, transmeton lajmi.net.

“Ende nuk ka marrëveshje. Ne po negociojmë, po afrohemi”, u tha Bordas gazetarëve pasi ateruan në aeroportin e El Prat të Barcelonës.

Të dy klubet do të vazhdojnë bisedimet gjatë orëve të ardhshme, pasi një takim tjetër mund të mbahet më vonë.

Sipas Le Parisien, Barcelona ofroi 170 milionë euro të cilat do të paguhen në dy këste për sulmuesin 27-vjeçar.

Emri i Ousmane Dembele u vendos edhe në tavolinë si pjesë e ofertës, por kampionët e Ligue 1 nuk janë të kënaqur me ofertën.

Para takimit mes dy palëve, Neymar njoftoi PSG se ai dëshiron vetëm të bashkohet me Barcelonën.