Fjalë Kyçe

Barcelona kryen detyrën kundër Celta Vigos

Barcelona kryen detyrën kundër Celta Vigos

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në këtë sezon të garave.

“Blaugranat” mundën Celta Vigon, me rezultat 2-0, të shtunën në ‘Camp Nou’ në kuadër të javës së 17-të të La Ligës, transmeton Gazeta Alo.

Katalonasit edhe në duel me Celta Vigon, ishin ekip dominues në terren, duke marrë edhe tri pikë të rëndësishme në garën për ta mbrojtur titullin e kampionit në Spanjë.

Dembele (10’) dhe Messi (45’), u përkujdesën për fitoren e Barcelonës, e cila kryeson tabelën me 37 pikë, tri më shumë së Atletico Madrid, kurse, Celta Vigo pozicionohet në e 10-të me 21 pikë. /Gazeta Alo/