Barcelona është shumë afër të bëjë një transferim befasues.
Barcelona po e transferon një mbrojtës në afatin e verës.
Skuadra katalonase është shumë afër marrëveshjes me mbrojtësin e Palmerias, Vitao, përcjell lajmi.net.
Përfaqësuesit e mbrojtësit brazilian janë në Spanjë për ta mbyllur marrëveshjen e transferimit te Barcelona.
Viato pritet t’i bashkohet skuadrës së dytë të katalonasëve, pasi është 19-vjeçar dhe i duhet më shumë eksperiencë që të luajë në skuadrën e parë, ose do të huazohet.