Fjalë Kyçe

Barcelona me përmbysje kualifikohet në çerekfinale të Evropa Ligës

Barcelona me përmbysje kualifikohet në çerekfinale të Evropa Ligës

Barcelona ka arritur të kalojë në fazën çerekfinale të Evropa Ligës. Katalonasit kanë triumfuar 1:2 në udhëtim ndaj Galatasarayt, duke e arritur kështu kualifikimin tutje.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, shkruan express.

Por, fillimi nuk ishte i mirë për Barcelonën. Kjo pasi që turqit kaluan të parët në epërsi në minutën e 28-të, kur realizoi Marcao, pas asistit nga Cicaldau.

Shifrat u barazuan në minutën e 37-të kur Pedri realizoi një supergol, falë asistit të Ferran Torres.

Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona kaloi në epërsi qysh në start. Ishte Aubameyang i cili realizoi pas një tollovie në zonën e Galatasarayt.

Deri në fund, Barcelona pati edhe disa raste të mira shënimi, por mjaftuan dy gola për t’u kualifikuar në fazën tjetër.