Fjalë Kyçe

Barcelona mposhtet nga Cadizi në “Camp Nou”

Barcelona mposhtet nga Cadizi në “Camp Nou”

Barcelona ka pësuar humbje pas shtatë fitoreve radhazi në La Liga.

Barça u mposht në shtëpi nga Cadizi në ndeshjen e javës së 32-të.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” ka përfunduar me rezultatin 0:1, shkruan Express.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për mysafirët e shënoi Lucas Perez në minutën e 48-të.

Cadizi pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 16-të në tabelë.

Kurse, Barcelona është e dyta me 60 pikë.