Fjalë Kyçe

Barcelona në gjysmëfinale të Kupës, pasi e shkatërroi 6-1 Sevillën

Barcelona në gjysmëfinale të Kupës, pasi e shkatërroi 6-1 Sevillën

Barcelona e ka mposhtur Sevillën me rezultat 6-1 në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit, pasi në ndeshjen e parë Sevilla kishte fituar ndaj katalonasve me rezultat 2-0.

Me këtë fitore, skuadra e Ernesto Valverdes merr biletën për gjysmë-finale të Kupës së Mbretit.

Golin e parë e shënoi Philippe Coutinho nga penalltia në minutën e 13’, për 2-0 u kujdes Ivan Rakitic në minutën e 31’.

Coutinho shënoi golin e dytë personal për 3-0 në minutën e 53’, pas një minute Sergi Roberto shënoi për 4-0, ndërsa Sevilla shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 68’ me anë të Guilherme Arana.

Kurse, Luis Suarez shënoi për 5-1 në minutën e 89’ të ndeshjes, ndërsa ylli argjentinas, Lionel Messi, shënoi për 6-1 pas një super-aksioni të katalonasve.

Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve doli në favor të Barcelonës, 6-3.