Fjalë Kyçe

Barcelona në stilin e kampionit, kualifikohet në gjysëmfinale

Barcelona në stilin e kampionit, kualifikohet në gjysëmfinale

Barcelona ka arritur që të fitojë me rezultat 5-3 pas vazhdimeve në ndeshjen çerekfinale ndaj Granadas.

Fillimisht Granada kaloi në epërsi prej dy golave, mirëpo kjo nuk e ndaloi Barcelonën që të dorëzohet në fund, shkruan lajmi.net.

Në fundin e ndeshjes, Jordi Alba barazoi shifrat (2-2) për të vazhduar në vazhdime.

Më pas, Barcelona pikërisht në stilin e kampionit arriti që të shënoi edhe dy herë të tjera për t’i dhënë epilogun përfundimtar kësaj ndeshje.

Më meritori për këtë fitore të klubit katalunas është Antoine Griezmann.