Fjalë Kyçe

Barcelona nënshkruan me sulmuesin anglez

Barcelona nënshkruan me sulmuesin anglez

Skuadra e Barcelonës ka bërë edhe një lëvizje të mirë në merkaton e verës.

Katalanasit thuhet se kanë arritur marrëveshje me talentin anglez, Louie Barry, i cili mbushi 16 vite muajin e kaluar.

Barcelona ka mposhtur PSG-në në garë për shërbimet e të riut anglez, sipas burimeve të ‘ESPN’.

Barry ka konfirmuar më herët gjatë kësaj jave se do të largohet nga Ëest Bromëich Albion, në kërkim të sfidave të reja.

Lojtari kishte kryer testet mjekësore në Paris, para se zemra e tij ta kthente kah Barcelona, për një marrëveshje afatgjate.

Barry do të mund të fitonte më shumë në Francë, por plani i paraqitur nga Barcelona i ka lënë më shumë përshtypje atij.

Anglezi në sezonin e parë do të luajë me Barcelonën U-19.