Fjalë Kyçe

Barcelona nuk po e merr veten, barazon me Slavian e Pragës

Barcelona nuk po e merr veten, barazon me Slavian e Pragës

Barcelonës i doli mjaftë punë me Slavian e Pragës, ku në fund u desh të kënaqen me barazim pa gola (0-0). Ndeshja nisi shumë mirë për Barcelonën që kishin disa raste, duke filluar me Nelson Semedon që në minutën e 11-të.

Pas tij provoi Leo Messi në minutën e 35-të dhe 43-të, por që nuk arriti të shënojë. Edhe Slavia kishte rast të mirë, ku shënoi, por nga pozita jashtë lojës.

Gerard Pique kishte rastin e mirë të fundit në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 43-të, por që portieri Ondrej Kolar ishte në vend.

Në pjesën e dytë Barcelona e rriti ritmin duke e kërkuar me ngulm golin. Në minutën e 59-të ishte Arturo Vidal që shënoi, por që goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë lojës.

Messi provoi në minutën e 77-të, por Kolar mbrojti një rast të qind për qind.