Fjalë Kyçe

”Barcelona pa Messin është më pak superiore”

”Barcelona pa Messin është më pak superiore”

Barcelona nuk ishte aq superiore ndaj Villarrealit pasi Lionel Messi u largua, sipas trajnerit të ‘Nëndetëses së Verdhë’, Javi Calleja.

Messi, i cili startoi për herë të parë këtë sezon pasi pësoi një dëmtim, e vazhdoi dëmtimin edhe në përplasjen e djeshme ndaj Villarreal. Ai u kthye në fushë, por u zëvendësua nga anësori francez Ousmane Dembele pas pjesës së parë.

Superylli argjentinas kishte asistuar Antoine Griezmann për golin e parë, ndërsa raketa e Arthur dyfishoi epërsinë në 15 minutat e para – mirëpo mysafirët ngushtuan diferencën në minutën e 44′ dhe pas largimit të Messit, Barca nuk ishte aq dominuese, transmeton lajmi.net.

“Messi luajti pjesën e parë. Ekipi punoi për të siguruar që ai nuk do ishte vendimtar. Kur ai është në fushë bën ndryshimin, megjithëse është e vërtetë që ai kishte disa shqetësime”, tha Calleja.

“Pa Messin ata nuk janë aq superior, kjo është e qartë, por ne e dimë se si t’i ndalojmë ata. Ne nuk ishim në gjendje të bënim më shumë dëme ose të mbroheshim më mirë në fillim”.

“Ne jemi të lënduar nga humbja, por të lumtur me punën tonë”, përfundoi ai.