Fjalë Kyçe

Barcelona refuzon ofertën e Man Utd për Araujon

Barcelona refuzon ofertën e Man Utd për Araujon

Barcelona thuhet se ka refuzuar plotë 25 milionë funte për qendërmbrojtësin Ronald Aruajo nga Manchester United.

Araujo ka edhe 18 muaj në kontratë, por raportohet se katalunasit duan ta bindin për rinovimin e kontratës.

Sidoqoftë, “El Nacional”, Barcelona ka refuzuar plotë 25 milionë funte nga gjiganti i Premierligës.

Edhe pse uruguaiani ka qenë titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Xavit, klubi katalunas dëshiron të rris fundet duke shitur disa futbollistë dhe zbritur pagat e disa të tjerëve.

Përpos Man Utd, edhe Chelsea është duke monitoruar situatën. Ndërkohë, Barcelona është optimist se do e bindin lojtarin për rinovim për disa vite, përcjell lajmi.net

Ndërkohë, gjiganti blaugranas është i interesuar për nënshkrimin me një sulmues para se të mbyllet afati dimëror.