Fjalë Kyçe

Barcelona tashmë ka vendosur të ardhmen e Coutinhos

Barcelona tashmë ka vendosur të ardhmen e Coutinhos

Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona.

Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona pasi klubi nuk dëshiron ta mbajë atë më në “Camp Nou”.

Sipas “Sport.es”, Barcelona duhet të balancojë të ardhurat pasi ka nënshkruar katër lojtarë dhe nuk mund të nënshkruajë me Messin nëse nuk i balancon të hyrat, transmeton lajmi.net.

Coutinho i cili erdhi për 135 milionë funte në vitin 2019 nga Liverpooli, po shihet vetëm si ngarkesë dhe në fakt një pengesë për rinovimin e kontratës së Messit.

Shitja e tij eventuale do t’i balanconte financat tek “Blaugranët”.