Fjalë Kyçe

Barcelona tërheq interesimin për Haalandin

Barcelona tërheq interesimin për Haalandin

Duket se Erling Haaland nuk do të transferohet te Barcelona. Përkundër interesit të madh të katalonasve, një transferim i mundshëm nuk pritet të ndodhë.

Sipas AS, Barcelona është ftohur nga interesimi i tyre për sulmuesin norvegjez.

Fokusi i katalonasve tani është te sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, të cilin po kërkojnë ta transferojnë qysh në verë.

Për Haalandin, interesim kanë edhe dy klubet e mëdha, Real Madridi dhe Manchester City. transmeton express.

Por, duket se përparësi tani ka Manchester City, pasi “Los Blancos” po synojnë transferimin e Kylian Mbappes.