Fjalë Kyçe

Barcelonën e Messit e pret ‘ferri’ në ‘Anfield’

Barcelonën e Messit  e pret ‘ferri’ në ‘Anfield’

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit me rezultatin 3:0, në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaAlo.

Por në ndeshjen e kthimit e cila luhet në stadiumin e zjarrtë “Anfield” pritet të jetë më e vështirë.

Liverpool në shtëpi në garat evropiane nuk ka humbur që nga tetori i vitit 2014, në atë kohë ishte pikërisht një skuadër spanjolle e cila fitoi, Real Madrid i Carlo Ancelottit fitoi në kuadër të grupeve me rezultat bindës 3-0.
Në atë kohë trajner i Liverpoolit ishte Brandan Rogers.

Me trajnerin Jurgen Klopp, Liverpool nuk ka humbur as një takim në ‘Anfield’ deri me tani ata kanë zhvilluar 21 ndeshje dhe i kanë fituar 15 ndeshje dhe kanë barazuar 6 herë.

Kjo do të thotë se Barcelonën e pret një sfidë tejet e vështirë. /GazetaAlo