Fjalë Kyçe

Barcelonen e pret “ferri” në katër ndeshjet e ardhshme

Barcelonen e pret “ferri” në katër ndeshjet e ardhshme

Skuadra lidere e La Ligës, Barcelona është duke u futur në fazën më kritike të këtij edicioni.

Katër ndeshjet e radhës do të jenë më të vështirat dhe ndër më vendimtaret për sezonit e katalanëve.

Kampionët në fuqi të La Liga janë në garë për të gjitha trofetë këtë edicion dhe ky fakt bën që orari i tyre të jetë i stërngarkuar.

Barca fillimisht do të ketë një ndeshje të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve, kundër francezëve të Lyon, më 19 shkurt.

Më pas, ata do të kthehen për ndeshjen e La Ligas vetëm katër ditë më vonë, kundër një kundërshtari të vështirë si Sevilla.

Përsëri katër ditë më vonë, katalanët do të luajnë kundër në kuadër të Kupës së Mbretit, me rivalin jetësor, Real Madrid.

Në fund të këtij rrugëtimi të vështirë, ata do të udhëtojnë përsëri në ‘Santiago Bernabeu’, kësaj radhe për tu përballur me Real Madrid në kuadër të La Liga.

Mbetet të shihet se si do të arrijë Valverde që të organizojë rotacionet e tij në formacion që lodhjet të mos jenë të mëdha.