Fjalë Kyçe

Barcelonën e pret ‘ferri’ sonte, shikojeni çfarë ka ndodhur në ‘Old Trafford’

Barcelonën e pret ‘ferri’ sonte, shikojeni çfarë ka ndodhur në ‘Old Trafford’

Barcelona mund ta përjetojë ferrin sonte në ‘Old trafford’.

Manchester United dhe Barcelona do të përballen sot (e mërkure) në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalonase pritej t’i kishte me vete rreth 4,610 tifozë në ‘Old Trafford, mirëpo ata do të jenë vetëm 2 mijë prezent, transmeton lajmi.net nga Manchester Evening News.

Tifozët e Barcelonës kanë refuzuar t’i paguajnë 105 euro për biletë, duek thënë se çmimi i tyre është tejet i lartë.

Kështu, skuadra katalonase do të ketë një numër tejet të vogël në dispozicion për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja në mes të Manchester United do të fillojë në orën 21:00, e që do të zhvillohet në ‘Old Trafford’.