Bardhekaltërit maksimalisht të përqendruar – me përkrahjen e “Legjendave” kërkojnë fitore ndaj KEK-ut, shkruan GazetaAlo.
Sot e premte, në ora 13:30 në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, skuadra e Llapit do filloj misionin drejt titullit kampion ku do takohet me skuadrën e fundit në tabelë, KEK-un.
Por pa marrë parasysh pozitën tabelare të skuadrës së KEK-ut, Llapi nuk do ta nënçmoj aspak kundërshtarin dhe në këtë ndeshje nevojitet maksimalisht përqendrim, angazhim e disiplinë për të korrur fitore.
Motiv të madh nesër djelmoshat e Llapit do ta kenë edhe përkrahjen e tifozerisë “Legjendat” të cilët në mënyrë të organizuar do ta përkrahin skuadrën e zemrës drejt fitores.
Java XVIII:
KEK-u – Llapi
E premte, ora 13:30 – Stadiumi “Agron Rama”, Kastriot
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Meriton Berisha, Fatlum Jashari, Alban Shala. /GazetaAlo