Prishtina udhëton në Drenas për tu përbalur me Feronikelin në takimin vendimtar të IPKO Superligës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Mosha mesatare e gjeneratës së FC Prishtina është 24 vjeç. Nga 21 futbollistët e Prishtinës vetëm tre kanë fituar titullit të kampionit, me Prishtinën vetëm një prej tyre. Pra, vullneti i dëshirës së futbollistëve të rinj prishtinas është që të mbahen në mend me rikthimin e titullit pas pesë edicionesh mungesë. Por, mbi të gjitha duan t’i tregojnë cilësitë që kanë dhe se në 32 javë kanë luajtur vetëm futboll dhe vetëm duke luajtur futboll kanë arritur deri te ndeshja e fundit e cila mund të sjell trofeun më të çmuar të titullit të kampionit.
Prej pas luftës nga edicioni 1999/00, në 19 kampionate, Prishtina është shpall kampione 7 herë, nënkampione 8 herë dhe vetëm nga 1 herë ka përfunduar e 3-ta, e 4-ta, e 6-ta dhe e 8-ta.
Prishtina nuk është mposhtur në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa në përballjet e fundit me Feronikelin Prishtina nuk është mposhtur në 9 ndeshje, ka fituar 4 ndeshje dhe ka barazuar në 5 ndeshje. Në 6 ndeshjet e fundit në Drenas, Prishtina ka fituar 3 herë dhe ka barazuar 3 herë me goldallim 4:1.
Prishtina këtë edicion ka pranuar vetëm 11 gola, më së pakti në historinë e klubit në 19 edicionet e fundit.
Prishtina në ndeshjen e nesërme e ka vetëm një mungesë, Korenicën, ndërsa të suspenduar nuk ka dhe kur është fjala për këtë statikë duhet përmendur Armend Thaqin i cili buzë suspendimit me 3 karton ka luajtur në 9 ndeshjet e fundit rresht, ndërsa Thaqi nuk e ka humbur asnjë ndeshje kampionale.
Prishtinën e shpall kampion fitorja me çfarë do rezultati, kurse Feronikelin edhe barazimi. /Gazeta Alo
Java XXXIII: Feronikeli – Prishtina
E diel, 19 maj – ora 16:00
Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Gjyqtarët e ndeshjes do të caktohen nesër
Bardhekaltrit me fitore kanë mundësinë të rikthejnë titullin!